Seminar për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terrorizmit

26/06/2015

When:
June 26, 2015 @ 9:51 am – 10:51 am
2015-06-26T09:51:00+00:00
2015-06-26T10:51:00+00:00
Where:
Tiranë
Shqipëria

6 Qershor 2015 – Shoqata Shqiptare e Bankave (AAB) në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave (DPPPP) organizoi në ambientet e “Vlora International Hotel” një seminar trajnimi rajonal, për punonjësit e degëve të bankave në jugun e Shqipërisë, për zbatueshmërinë e saktë të kërkesave të ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terrorizmit.

Trajnimi u zhvillua nën drejtimin e Z. Ndue Maluta, Drejtor i Grupit të Riskut në BKT dhe Zv. Kryetar i Komitetit të AAB për përputhshmërinë, dhe të Z. Agim Ismaili dhe Z. Artan Shiqerukaj nga DPPPP. Në trajnim morën pjesë 36 punonjës të bankave në degë në qytetet Vlorë; Fier; Lushnje; Berat; dhe Gjirokastër, në profile të ndryshme si Drejtues Dege, Drejtues Operacionesh, Këshillues të klientëve, Specialistë të shërbimit të klientelës, etj..

Z. Maluta u shpjegoi pjesëmarrësve në trajnim koncepte bazë si: efektet negative të pastrimit të parave dhe mënyrat e përdorura; vigjilencën e duhur dhe vigjilencën e zgjeruar sipas kategorive të klientëve dhe riskut që ata paraqesin; vendet e origjinës së klientëve dhe transaksioneve me më shumë risk; identifikimi dhe verifikimi i pronarit përfitues, etj.. Ai prezantoi edhe disa tipologji të transaksioneve të dyshimta me raste konkrete dhe ndjekjen e tyre në praktikë.

Z. Ismaili foli për rëndësinë e Raporteve të Aktiviteteve të Dyshimta (RAD) dhe ecurinë e tyre të mirë ndër vite nga bankat, si në drejtim të sasisë edhe të cilësisë. Ai theksoi megjithatë që mbetet problem e ka vend për përmirësim në dërgimin e RAD-ve në kohën e duhur dhe me dokumentacionin mbështetës. Z. Ismaili theksoi gjithashtu edhe rëndësinë e kërkimit paraprak nga bankat të miratimit të veprimeve në raste dyshimi, si mjet shumë i mirë i parandalimit të veprave të pastrimit të parave.

Z. Shiqerukaj prezantoi disa raste konkrete të aktiviteteve të dyshimta të raportuara nga bankat e të ndjekura nga DPPPP.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedIn

Foto