Seminar mbi Letër Kreditë

27/04/2015

When:
April 27, 2015 @ 9:36 am – April 28, 2015 @ 10:36 am
2015-04-27T09:36:00+02:00
2015-04-28T10:36:00+02:00
Where:
Tiranë
Shqipëria

Tregtia e jashtme – Letër Kreditë janë instrumente të njohur zakonisht për përdorim të gjërë në Tregtinë Ndërkombëtare.

Në këtë seminar do të diskutohet për kërkesat e Letër Kredive. Ky seminar fokusohet kryesisht në mënyrën se si të identifikojmë, vlerësojmë, dhe të minimizojmë riksun e letër kredive tregtare . Njohuritë mbi marketingun dhe shitjen do të kenë gjithashtu një fokus të veçantë.

A keni ndonjë kërkesë mbi raste konkrete tuaja? Ky seminar është vendi për të diskutuar mes ekspertëve dhe gjetur alternative. Dërgoni rastet e juaja me kushte anonimati!
Rastet do të analizohen dhe prezantohen për diskutim. Ju lutem na mundësoni rastet e juaja deri më datë 20 Prill 2015.

Tarifa e regjistrimit përfshin dokumentacionin e trajnimit, pushim kafeje, drekat dhe Rregullat UCP 600.

Për dy ose më shumë pjesëmarrës nga i njëjti institucion aplikohet 10% zbritje!

Kush duhet të marrë pjesë?

Ky trajnim do të ketë interes të veçantë për:

  • Specialistët e financimit të tregtisë;
  • Specialistë të Institucioneve Finaciare;
  • Specialistët e Letër Kredive;
  • Këshilltarë biznesi për Import/Export;
  • Punonjës të departamentit të riskut dhe financës.

Tarifë Regjistrimi

Anëtarët e ICC Albania                    220 € (+ TVSH 20%)
Jo-anëtarët e ICC Albania                300 € (+ TVSH 20%)

Regjistrohuni tani dhe Shkarkoni Broshurën.
Për më shumë informacion ju lutem kontaktoni në adresën elektronike: events@icc-albania.org.al

Ky trajnim organizohet nga:

Foto