Mbledhja e dytë e Komitetit Kombëtar të Sistemit të Pagesave (KKSP)

24/05/2016

When:
May 24, 2016 @ 3:41 pm – 4:41 pm
2016-05-24T15:41:00+02:00
2016-05-24T16:41:00+02:00
Where:
Tiranë
Shqipëria

Në datën 24 maj 2016, në ambientet e Bankës së Shqipërisë, u zhvillua mbledhja e dytë e Komitetit Kombëtar të Sistemit të Pagesave. Mbledhja u drejtua nga Zëvendësguvernatorja e Parë e Bankës së Shqipërisë, zj. Elisabeta Gjoni, njëkohësisht dhe Kryetare e këtij Komiteti. Në mbledhje, përveç anëtarëve të Komitetit Kombëtar të Sistemit të Pagesave, si përfaqësues të Ministrisë së Financave, Ministrisë për Inovacionin dhe Administratën Publike, Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, Ministrisë së Punëve të Brendshme, si dhe Shoqatës Shqiptare të Bankave, ishin gjithashtu të pranishëm dhe zj. Maria Teresa Chimienti e z. Nenad Bosiljcic nga Grupi i Zhvillimit të Sistemeve të Pagesave pranë Bankës Botërore. Në takim ishin ftuar edhe përfaqësues të institucioneve financiare jobanka, përfaqësues të operatorëve të skemave kombëtare të pagesave me kartë dhe përfaqësues të shoqërive utilitare.

Përveç çështjeve të tjera, gjatë mbledhjes u prezantuan nga ana e Bankës së Shqipërisë arritjet e tre projekteve të ngritura nga rekomandimet e mbledhjes së parë.

Në kuadër të standardizimit të urdhërpagesës , u prezantua formati i dakordësuar midis bankave, i cili bazohet në standardet e SEPA-s. Nga ana e Shoqatës së Bankave u sqarua se Formati i prezantuar  përfaqëson fazën e parë të unifikimit të tij, i cili do të ketë qëllim final përmirësimin deri në arritjen e standarteve dhe mundësimin e procesimit automatik në sistemet e pagesave, leximit të koduar apo edhe deri në finalizim të krijimit të një “e-envoicing”. Gjithashtu, faze e rëndësishme është shtrirja e përdorimit të këtij formati të unifikuar te strukturat e biznesit apo kompanitë e mëdha, duke mundësuar unifikim dhe standardizim më gjithëpërfshirës.

Në lidhje me debitimin direkt ndërbankar u prezantuan arritjet e deritanishme, pozicionin e bankave për të ndërmarrë këtë zhvillim, si dhe hapat e nevojshëm për përfundimin e këtij projekti. Shoqata Shqiptare e Bankave, gjithashtu, prezantoi gjetjet nga matja e kostove të pagesave në euro brenda vendit, realizuar nga pyetesori i shpërndarë në bankat e nivelit të dytë, të cilat do të na drejtojnë për ecurinë e projektit lidhur me mundësinë e klerimit dhe shlyerjes së euros në Shqipëri.

Ndërkohë, Ministria e Brendshme prezantoi implementimin e Rregjistrit të Adresarit të popullsisë, i cili do të jetë në përdorim në fillim të vitit 2017, për të cilin Bankat mund të shprehin interes në pasjen akses në këtë rregjistër. Shoqata Shqipëtare e Bankave do të vijojë të diskutojë me Banka,t interesin dhe nevojen e tyre për përdorimin e këtij shërbimi.

Z. Frederic Blanc në fjalën e tij mbështeti zhvillimet e deritanishme si dhe theksoi rëndesinë e edukimit financiar dhe krijimin e produkteve apo shërbimeve të standardizuara, në mënyrë që klienti të mundet të kuptojë dhe bëjë zgjedhjen e duhur në ofertat e tregut bankar.

Shoqata Shqiptare e Bankave (AAB)  u përfaqësua në këtë mbledhje nga z. Frederic Banc, anëtar i Bordit Ekzekutiv të AAB-së dhe CEO i Societe Generale Albania, zj. Najada Xhaxha, Kryetare e Komitetit të Pagesave në AAB dhe anëtare e KKSP, dhe z. Spiro Brumbulli, Sekretar i Përgjithshëm i AAB.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedIn