Ligji ri “Për falimentin” – Takim-diskutimi për bankat

7/02/2017

When:
February 7, 2017 @ 1:59 pm – 2:59 pm
2017-02-07T13:59:00-01:00
2017-02-07T14:59:00-01:00

AAB, në bashkëpunim me IFC, organizuan më 7 Shkurt, Takim-diskutimin për bankat që veprojnë në Republikën e Shqipërisë, me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit lidhur me ligjin e ri të falimentit dhe procedurat e tij. Ligji ri “Për falimentin”, u miratua më datë 27 tetor 2016.

Ky Workshop pati si qëllim të pasqyrojë risitë e ligjit të ri mbi falimentin, të evidentojë procedurat e tij nën këndvështrimin e bankave dhe atë ligjor, duke specifikuar gjithashtu rolin e rëndësishëm të administratorit të falimentit. Trajnimi u drejtua nga konsulentët e IFC-së, Prof. Mariana Semini dhe Prof. Vangjel Kosta dhe u ndoq nga 42 punonjës të bankave.