Leksion i hapur në UET

29/05/2018

When:
May 29, 2018 @ 9:54 am – 10:54 am
2018-05-29T09:54:00+00:00
2018-05-29T10:54:00+00:00

Në datë 29 maj 2018, në Universitetin Europian të Tiranës (UET) u mbajt një leksion i hapur me studentë të Fakultetit Ekonomik me pjesmarrjen e znj. Silvana Zoto, Kryetare e Komitetit të Auditimit të Brendshëm të AAB-së dhe Drejtuese e Auditimit të Brendshëm në Bankën NBG Shqipëri. Leksioni pati për qëllim të njohë studentët me profesionin dhe rëndësinë e auditimit të brendshëm. Znj. Zoto shoqërohej në këtë leksion të hapur nga Drejtori Ekzekutiv i Bursës Shqiptare të Titujve – ALSE, z. Artan Gjergji, i cili prezantoi temën “Bursa e Shqiperisë si mundesi investimi”.

Ky leksion u mbajt në kuadër të ciklit të leksioneve të hapura me studentë, të organizuara nga AAB në bashkëpunim me disa universitete në vend.

Foto