Leksion i hapur në UAMD – Prezantim mbi Auditimin e Brendshëm – Profesioni që bën një ndryshim

17/05/2018

When:
May 17, 2018 @ 10:42 am – 11:42 am
2018-05-17T10:42:00+02:00
2018-05-17T11:42:00+02:00

Në datën 17 maj, në bashkëpunim me  Fakultetin e Biznesit,  Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës (UAMD) u zhvillua një leksioni i hapur me temë “Prezantim mbi Auditimin e Brendshëm – Profesioni që bën një ndryshim”. Leksioni u drejtua nga Silvana Zoto, Drejtuese e Auditimit të Brendshëm, NBG Bank Shqipëri dhe Kryetare e Komitetit të Auditimit të Brendshëm në AAB, dhe Daniela Hoxha, Menaxhere e Departamentit të Auditimit të Brendshëm, Banka Kombëtare Tregtare. Ky aktivitet u organizua në kuadër të muajit të promovimit të profesionit të Auditimit të Brendshëm. Gjatë muajit maj, audituesit e brendshëm në të gjithë botën bashkëpunojnë për të rritur ndërgjegjësimin mbi rëndësinë e auditimit të brendshëm. Përpjekjet ofrojnë një mundësi më të lartë për të avokuar për profesionin, si brenda organizatave dhe më gjerë në komunitet.

Foto