Konferenca e 2-të e AAB-së “Bankat dhe rritja ekonomike”

14/11/2017

When:
November 14, 2017 @ 4:41 pm – 5:41 pm
2017-11-14T16:41:00+01:00
2017-11-14T17:41:00+01:00
Where:
Tiranë
Shqipëria

Rreth konferencës

Konferenca organizohet nga Shoqata Shqiptare e Bankave (AAB). AAB-ja do të garantojë pjesëmarrjen e aktorëve me përvojë të drejtpërdrejtë që do të kontribuojnë në nxitjen e dialogut midis industrisë dhe politikë-bërësve për të kuptuar sfidat që sistemi shqiptar bankar dhe financiar përballet drejt zhvillimit të mëtejshëm dhe rritjes ekonomike.

Ndërkohë që rritja e kreditimit në Shqipëri mbetet e dobët, për shkak të kërkesës së ngadaltë të kredisë dhe ofertës së shtrënguar të kredisë, misioni i të gjithë aktorëve është përmirësimi i mjedisit kredidhënës dhe ringjallja e rritjes së kreditimit në të ardhmen. Konkretisht, një rezultat i suksesshëm mund të arrihet vetëm nëpërmjet bashkëpunimit të të gjitha palëve të interesuara. Kontributi i përfaqësuesve të lartë dhe ekspertiza e institucioneve lokale dhe ndërkombëtare, pjesë të agjendës sonë, do të sjellë një vlerë të shtuar në këtë aktivitet.

Folësit

Përfaqësues të lartë të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministrisë së Drejtësisë, Bankës së Shqipërisë, Bankës Botërore, BERZH, Bankës Evropiane të Investimeve, Finance in Motion GmbH (Këshilltar të EFSE), McKinsey, bankat, etj.
Shiko Folësit

Audienca

Pjesëmarrja në konferencë do të përfshijë bankierë, nëpunës civilë, akademikë, kërkues, përfaqësues të lartë të institucioneve shtetërore, organizma përfaqësues ndërkombëtarë (Banka Botërore, FMN, BERZH, etj.), dhe pjesëmarrës të tjerë lokalë nga agjencitë qeveritare relevante, analistë dhe media.

Sponsor

Sponsori kryesor i Konferencës është EFSE Development Facility (EFSE DF).

Programi

Prezantime