Forumi i Parë i Biznesit – SWIFT Albania 2014 – SWIFT: “20 vjet në Shqipëri, 20 vjet partneritet”

17/09/2014

When:
September 17, 2014 @ 10:16 am – 11:16 am
2014-09-17T10:16:00+00:00
2014-09-17T11:16:00+00:00
Where:
Tiranë
Shqipëria

Tiranë, 17 shtator 2014 – Shoqata Shqiptare e Bankave në bashkëpunim me SWIFT Austria dhe CIS, organizuan Forumin e Parë të Biznesit – SWIFT Albania 2014, me temë “20 vjet në Shqipëri, 20 vjet partneritet”. Forumi zhvilloi punimet në datë 17 shtator 2014, në Hotel Sheraton, Tiranë dhe u ndoq nga përfaqësues të sistemit bankar në Shqipëri, përfaqësues të Bankës së Shqipërisë, Ministrisë së Financave, institucioneve financiare jo-banka, kompanive utilitare, etj.. Komuniteti bankar në Shqipëri është prej 20 vitesh përdorues i platformës SWIFT, mbi të cilën është ndërtuar infrastruktura e sistemeve të pagesave në vend.

Në fjalën e hapjes, Zj. Endrita Xhaferaj, Sekretare e Përgjithshme e AAB theksoi rëndësinë e organizimit për herë të parë në Shqipëri të këtij forumi, i cili zhvillohet prej vitesh në shumë vende të botës. Zj. Najada Xhaxha, Kryetare e Komitetit të Pagesave të AAB si dhe Kryetare e SWIFT UGCP në Shqipëri u ndal në përfitimet e ndërsjellta, të sistemit bankar dhe SWIFT gjatë këtyre viteve të bashkëpunimit si dhe sfidat dhe mundësitë e reja për të ardhmen. Diskutimi vazhdoi me prezantime nga përfaqësues të SWIFT Austria dhe CIS mbi produktet e tyre si dhe perfaqësues të Bankës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Financave lidhur me zhvillimin e sistemeve të pagesave në Shqipëri,  pjesëmarrjen e tyre në rrjetin SWIFT gjatë këtyre 20 viteve të partneritetit, dhe përfitimet nga përdorimi i kësaj platforme.

Seksioni i dytë u nda në katër seanca prezantimi paralele, ku pjesëmarrësit, në grupe, u njohën me zgjidhjet që SWIFT ofron për të gjithë partnerët (bankat, institucionet shteterore, institucionet e tjera financiare, shërbimet utilitare etj).

Foto