“Bankat për Shoqërinë” – Promovimi i Raportit CSR 2015

13/07/2016
When:
July 13, 2016 @ 9:20 am – 10:20 am
2016-07-13T09:20:00+02:00
2016-07-13T10:20:00+02:00
Where:
Tiranë
Shqipëria

Tiranë, më 13 korrik 2016 – Shoqata Shqiptare e Bankave (AAB) publikon, për vitin e dytë radhazi, botimin e titulluar “Raporti CSR 2015 – Bankat për Shoqërinë”.

Ky botim përpiqet që, për herë të parë, të paraqesë veprimtaritë e bankave në kuadrin e Përgjegjësisë Sociale të Korporatës (CSR) sipas 17 Qëllimeve të Zhvillimit të Qëndrueshëm të miratuara në vitin 2015 nga Kombet e Bashkuara, në 15 prej të cilave janë klasifikuar veprimtaritë sociale të zhvilluara nga bankat, edhe pse Agjenda 2030 për Zhvillim të Qëndrueshëm nga Kombet e Bashkuara u adoptua në shtator 2015. Vetëm gjatë vitit 2015, bankat kanë financuar mbi 1.1 milionë euro për aktivitetet me ndikim në zhvillimin e qëndrueshëm dhe rreth 200 mijë euro për sponsorizime në art, kulturë dhe sport.

Në fjalën e tij të hapjes z. Christian Canacaris, Kryetari i Shoqatës Shqiptare të Bankave, theksoi se sektori bankar mbetet i angazhuar për të përdorur praktikat më të mira në bashkëpunimin me palët e interesuara.

Pjesëmarrësit në këtë aktivitet u përshëndetën nga zj. Milva Ekonomi, Ministre e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, zj. Natasha Ahmetaj, zv/guvernatore e Bankës së Shqipërisë, z. Bas Berends, përfaqësues i UNDP në Shqipëri, zj. Brunilda Paskali, nënkryetare e Bashkisë Tiranë, si zj. Emanuela Zaimi, drejtuese e fondacionit Down Syndrome Albania.

Në fund të këtij aktiviteti u shpërndanë kopje të librit për të pranishmit.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedIn

Foto