AAB zhvillon punimet Forumi për Sigurinë e Informacionit

13/10/2016

When:
October 13, 2016 @ 8:41 am – 9:41 am
2016-10-13T08:41:00+02:00
2016-10-13T09:41:00+02:00
Where:
Tiranë
Shqipëria

Tiranë, 13 Tetor 2016 – Shoqata Shqiptare e Bankave (AAB) dhe Komiteti për Sigurinë e Informacionit, më 13 Tetor 2016, organizuan Forumin për Sigurinë e Informacionit. Forumi u ndoq nga ekspertë të fushës nga bankat që operojnë në Shqipëri si dhe ekspertë ndërkombëtarë, përfaqësues të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), Bankës së Shqipërisë, Shoqatës së Bankave të Kosovës, shoqërive të këshillimit, etj.

Z. Spiro Brumbulli, Sekretari i Përgjithshëm i AAB, në fjalën e tij të hapjes ndër të tjera u shpreh se vëmendja dhe prioriteti i veçantë që po tregohet nga të gjitha institucionet shtetërore, publike dhe organizatat private për sigurinë ka të bëjë me të sotmen dhe të nesërmen e qytetarit si qendra e zhvillimit. Duke qenë se siguria e informacionit është një burim për risk sistemik, qëllimi i forumit është sensibilizimi për sigurinë dhe ndërgjegjësimi për të vepruar në botën elektronike njësoj si në botën reale. Siguria është nga ana e zhvilluesit dhe klientit, për të dhënat në transmetim dhe sulmet ndaj serverëve.

Aktiviteti u organizua në tre seksione gjatë të cilëve të ftuarit diskutuan dhe debatuan në panele të ndryshme mbi sfidat më të fundit në fushën e sigurisë së informacionit dhe bankingut digjital, evoluimin e rreziqeve në teknologji, procedurat e reagimit në kushtet e rreziqeve të reja.

Muaji Tetor është shpallur nga vendet e Bashkimit Evropian si muaji i sigurisë. Gjatë këtij muaji zhvillohet një fushatë, e cila ka për qëllim të rris ndërgjegjësimin ndaj kërcënimeve të sigurisë kibernetike dhe të ofrojë informacion mbi sigurinë, përmes edukimit dhe ndarjes së eksperiencës dhe praktikave më të mira.

Shënim: Prezantimet mund ti gjeni te: http://forum.aab.al/#tabr4

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedIn

Foto