AAB bashkëpunon me ASD në organizimin e debatit për studentë të fakulteteve ekonomike

30/03/2018

When:
March 30, 2018 @ 2:33 pm – 3:33 pm
2018-03-30T14:33:00+00:00
2018-03-30T15:33:00+00:00
AAB bashkëpunon me ASD në organizimin e debatit për studentë të fakulteteve ekonomike

Në kuadër të edukimit financiar, Shoqata Shqiptare e Bankave në bashkëpunim me Agjencinë e Sigurimit të Depozitave (ASD) organizuan debatin me temë “A ndikojnë skemat e sigurimit të depozitave në stabilitetin e sistemit bankar dhe financiar të vendit?”. Në këtë konkurs morën pjesë studentë nga Universiteti Aleksandër Moisiu, Durrës, Universiteti Epoka dhe Kolegji Universitar Luarasi, të cilët u përballen duke sjellë argumente pro dhe kundra çështjes së parashtuar për debat. Debati u zhvillua sipas formatit “Karl Popper” nën organizimin e Balkan Youth Link Albania (BYLA). E veçanta e këtij debati qëndron në rregullat që ai përmban, të cilat inkurajojnë përballjen midis dy skuadrave me anë të argumenteve me qëllim nxitjen dhe përmirësimin e të menduarit kritik të studentëve, komunikimin në publik dhe punës në grup. Në fund të aktivitetit u vlerësua si skuadra më e mirë, një nga skuadrat e përbëra nga studentë të Fakultetit të Biznesit, Universiteti “Aleksandër Moisiu”, Durrës.

Foto