Generic selectors
Exact matches only
Search in title
Search in content
Java e parasë

Java e Parasë është një aktivitet mbarëbotëror i parasë, e cila ka për qëllim ndërgjegjësimin e brezit të ri për të qenë qytetarë të ardhshëm të përgjegjshëm dhe të aftë për të marë vendime financiare të mirëmenduara. Të gjitha shoqatat e bankave dhe partnerë të shumtë në mbarë globin, nën koordinimin e Child and Youth Finance International (CYFI) dhe të Federatës Europiane të Bankave (EBF), organizojnë aktivitete të larmishme për t’i përfshirë fëmijët dhe të rinjtë, për të mësuar : si të kujdesen për paratë, si të kursejnë, si të mendojnë financiarisht, si t’i kuptojnë ndryshimet në sistemet ekonomike ku jetojnë, si të fitojnë të ardhura nëpërmjet sipërmarrjes dhe të vendosin bazat për të ardhmen e tyre nëpërmjet kulturës financiare.

Çdo vit, gjatë një jave të muajit Mars, organizohen aktivitete të shumëllojshme për të promovuar kulturën financiare në vend. Këto aktivitete organizohen nga AAB në bashkëpunim me Bankën e Shqipërisë (BSH) dhe me mbështetjen e Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë , Agjencisë së Sigurimit të Depozitave (ASD), Junior Achievement (JA), Shërbimit Kombëtar për Rininë (SHKR), shkollat, universiteteve publike dhe jo publike, etj.

 


Java e Parasë 2023


Java e Parasë 2022


Java e Parasë 2021


Java e Parasë 2019


Java e Parasë 2018


Java e Parasë 2017


Java e Parasë 2016


Java e Parasë në vite