Drejt digjitalizimit: Si të bëhet një bankë plotësisht e digjitalizuar

21/11/2018

AAB organizoi një seminar mbi transformimin digjital, në partneritet me KOBIL Systems, më 21 nëntor 2018. Përveç përfaqësuesve të bankave anëtare të AAB, morën pjesë përfaqësues të Bankës së Shqipërisë dhe ekspertë për sistemin financiar dhe sistemet e pagesave.

Aktiviteti u hap nga z. Spiro Brumbulli, Sekretar i Përgjithshëm i AAB-së. Gjatë fjalës së tij të mirëseardhjes, ai vendosi theksin në rëndësinë e digjitalizimit që të ecë krah për krah me sigurinë.

Në vijim, znj. Valentina Semi, Drejtuese e Sektorit të licencimit, politikës dhe mbikëqyrjes të divisionit të sistemeve të pagesave në Bankën e Shqipërisë, prezantoi projekt-ligjin “Për shërbimet e pagesave”, i cili transpozon direktivën përkatëse të rishikuar të Bashkimit Evropian (PSD). Z. Resmi Hibraj. Drejtor i Divizionit të Bankingut Digjital dhe Biznesit të Kartave në Raiffeisen Bank, prezantoi zgjidhjet digjitale në funksion të klientit sipas strategjisë së bankës.

Përfaqësuesit nga Kobil. z. Ibrahim Edin, Drejtor i Zhvillimit të Biznesit, dhe z. Koray Arikan, Drejtor i Shitjeve për Rajonin, prezantuan zgjidhje të ndryshme mbi sigurinë e përdorimit të teknologjisë digjitale dhe shembuj praktikë të zbatimit të tyre nga bankat turke. Zgjidhjet e ofruara nga KOBIL Systems u mirëpritën nga të pranishmit.

Foto