Ceremoni përcjellje

14/12/2018



Më 12 dhjetor 2018, AAB organizoi ceremoninë përcjellëse të z. Frederic Blanc, me rastin e përfundimit të detyrës si Drejtor i Përgjithshëm i bankës Societe Generale Albania dhe largimit pas 5 vite pune në Shqipëri. Në emër të AAB-së, Kryetari i saj, z. Silvio Pedrazzi, shprehu falënderimin e veçantë për bashkëpunimin dhe kontributin e z. Blanc në Shoqatën Shqiptare të Bankave dhe në drejtimin në Shqipëri të një banke me shumë emër dhe i uroi suksese në detyrat e mëtejshme të karrierës. Një falënderim i veçantë për z. Blanc u bë edhe nga Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, z. Gent Sejko.