Çelet Java e Parasë

12/03/2018



Gjatë javës 12-18 mars 2018, Banka e Shqipërisë, në bashkëpunim me Shoqatën Shqiptare të Bankave dhe mbështetjen e Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Agjencisë së Sigurimit të Depozitave (ASD), Junior Achievement (JA), Shërbimit Kombëtar për Rininë (SHKR), organizojnë aktivitete të larmishme për fëmijët dhe të rinjtë. Në thelb të këtyre aktiviteteve qëndron edukimi financiar, më konkretisht si ata të kujdesen për paratë, si të kursejnë, si të mendojnë financiarisht. Aktivitetet përfshijnë leksione, konkurse, vizita në Muzeun e Bankës së Shqipërisë dhe në banka tregtare, orë të hapura mësimore dhe konkurse për njohuritë financiare.

Në datën 12 mars 2018, në ambientet e Bankës së Shqipërisë, u çel Java e Parasë për vitin 2018. Aktiviteti u përshëndet nga Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, z. Gent Sejko, dhe Kryetari i Shoqatës Shqiptare të Bankave, z. Silvio Pedrazzi.

Më tej aktiviteti vijoi me ceremoninë e ndarjes së çmimeve për fituesit e tre konkurseve të para të organizuara nga Banka e Shqipërisë dhe Shoqata Shqiptare e Bankave me rastin e Javës së Parasë dhe të mundësuara repektivisht nga Raiffeisen Bank, American Bank of Investments dhe banka Societe Generale Albania.

Per më shumë informacion lexo njoftimin për shtyp.

Foto