Jepini vetes një mundësi plot vlerë

Nëse bëheni sponsor apo mbështetës i aktiviteteteve të organizuara nga AAB-ja, do t’ju jepet mundësia të informoni komunitetin rreth produkteve dhe shërbimeve tuaja të reja ose të ardhshme, të përforconi imazhin tuaj ndaj konkurentëve dhe të zgjeroni rrjetin tuaj të njohjeve me profesionistë të fushës.
Shoqëritë sponsor dhe ekspozuese do të mund të zgjedhin mes një game të gjerë mundësish unike për të nxjerrë në pah markat e tyre, duke rritur kështu vizibilitetin e tyre përpara, përgjatë dhe pas aktiviteteve tona.

Si të bëhesh sponsor/ mbështetës?

AAB ju jep mundësinë që të përzgjidhni një paketë sponsorizimi, duke ofruar një sërë variantesh të niveleve të sponsorizimit dhe duke ofruar përfitime dhe shërbime të ndryshme.
Për më shumë informacion rreth mundësive të vendosura në dispozicion, jeni të lutur të kontaktoni përmes adresës elektronike: secretariat@aab-al.org