AAB organizon tryezën e diskutimit “Si të ndërtojmë një portofol fitimprurës të biznesit të kartave”

22/09/2017

AAB dhe komiteti i saj i kartave organizuan një tryezë diskutimi të titulluar “Si të ndërtojmë një portofol fitimprurës në fushën të kartave”. Mbi këtë temë u mbajtën prezantime nga përfaqësues të kompanive VISA dhe MasterCard. Ky aktivitet u përqendrua në adresimin e strategjive ose teknikave për rritjen e treguesve të përfitueshmërisë në fushën e kartave; njohuritë më të fundit dhe udhëzimet e industrisë së kartave nga MasterCard dhe ekspertët e pagesave të kompanive VISA dhe MasterCard; si dhe praktikat më të mira të ndjekura në botën. Diskutimi u ndoq nga përfaqësues të Bankës së Shqipërisë, anëtarë të Komitetit të kartave të AAB-së dhe ekspertë të bankave.