AAB organizon takim me përfaqësues të medias

23/01/2017

Në datën 20 janar 2017, me rastin e fillimit të Vitit të Ri, Shoqata Shqiptare e Bankave, zhvilloi një takim me gazetarë, analistë të ekonomisë dhe përfaqësues të tjerë të medias në Shqipëri. Anëtarë të Bordit Drejtues, drejtues të bankave anëtare të AAB-së si dhe anëtarë të kryesisë së Komitetit të Komunikimit në AAB, ishin të pranishëm në këtë takim.

Në emër të gjithë anëtarëve të AAB-së, Kryetari i ri i Shoqatës së Bankave, z. Periklis Drougkas falënderoi përzemërsisht përfaqësuesit e sektorit mediatik për mbështetjen dhe rëndësinë që i kanë kushtuar pasqyrimit të zhvillimeve ekonomike në vend dhe në mënyrë të veçantë aktiviteteve të Shoqatës Shqiptare të Bankave. Media është prirur dhe karakterizuar nga informacioni transparent dhe në kohë në mesazhet përcjellë publikut. Industria bankare, me gjithë risqet e pranishme në ekonomi, shpreson për një vit më të mirë se viti 2016. Shqetësim i sektorit mbetet norma e lartë e kredive me probleme dhe kreditimi i ekonomisë.

Z. Drougkas, duke falënderuar paraardhësin e tij, z. Christian Canacaris për angazhimin dhe kontributin e dhënë në përmirësimin e industrisë bankare gjatë mandatit të tij si Kryetar i Shoqatës Shqiptare të Bankave, si dhe Bordin Ekzekutiv të AAB-së, konfirmoi angazhimin e tij në forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit me sektorin e medias, pasi një komunikim më i mirë dhe më efektiv çon në një informimin më të mirë të publikut.

Në një atmosferë të ngrohtë e miqësore, të pranishmit diskutuan më tej çështje që ndikojnë në ruajtjen dhe përmirësim të mëtejshëm të urave të komunikimit ndërmjet të dy sektorëve.